Vllaznia Taekwondo shkëlqen në Ulqin, renditet e para te juniorët dhe e treta te seniorët…

Shpërndaje

Klubi “Vllaznia Taekwondo” ka regjistruar një paraqitje të suksesshme në turneun ndërkombëtar “7th Ulcinj Trophy 2026”, i zhvilluar në Ulqin të Malit të Zi, ku morën pjesë rreth 345 sportistë nga 33 ekipe dhe 5 shtete të ndryshme.

Sportistët shkodranë u dalluan me rezultate të rëndësishme në disa kategori, duke siguruar një numër medaljesh dhe duke përfaqësuar denjësisht qytetin e Shkodrës dhe Shqipërinë në këtë aktivitet ndërkombëtar.

Në kategorinë Junior, u arritën këto rezultate:

  • Edrit Çoka (-63 kg) – medalje ari
  • Amina Hadri (-49 kg) – medalje argjendi
  • Isida Veroshaj (-49 kg, Class B) – medalje ari
  • Menida Meta (-52 kg) – medalje ari
  • Kejsi Gallubja (-63 kg) – medalje bronzi

Në kategorinë Senior:

  • Edri Hoti (-63 kg) – medalje bronzi
  • Sajmir Trushi (-74 kg) – medalje ari

Falë këtyre rezultateve, “Vllaznia Taekwondo” u rendit e para në kategorinë Junior dhe e treta në kategorinë Senior.

Ky sukses vjen si rezultat i punës së vazhdueshme dhe përgatitjes së sportistëve, të cilët vijojnë të kontribuojnë në rritjen e nivelit të taekwondo-s në Shkodër dhe më gjerë.

Shpërndaje