Aksident tragjik në Mamurras-Laç, përplasen 2 makina, 1 viktimë dhe 4 të plagosur…

Shpërndaje

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Mamurras-Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë dalë nga rruga.

Për pasojë, një person ka humbur jetën nga plagët e marra, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Shpërndaje