
Në hapësirat e Muzeut të Kalasë së Shkodres u mbajt aktiviteti “Eja në muze”, ku morën pjesë nxënës të shkollave të mesme të ulët. Kjo nismë synoi të edukojë brezin e ri përmes kulturës, duke u ofruar atyre mundësinë të njihen nga afër me eksponatet muzeale, historinë që ato mbartin, si dhe rregullat e sjelljes brenda një ambienti muzeor.
Gjatë kësaj përvoje, të rinjtë u lidhën drejtpërdrejt me trashëgiminë kulturore, duke mësuar për vlerat historike dhe rëndësinë e ruajtjes së tyre. Në të njëjtën kohë, ata ndërtuan një qëndrim më të ndërgjegjshëm ndaj muzeve dhe rolit të tyre në shoqëri.



