Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës me vetëm 4 lekë për litër, e zbret në 220 lekë…

Shpërndaje

Bordi i Transparencës në mbledhjen e  fundit ka rishikuar sërish çmimet e karburanteve dhe ka vendosur të ulë çmimin e naftës me vetëm 4 lekë për litër, duke e zbritur në 220 lekë për litër, brenda kufirit ku aktivizohet ulja e akcizës prej 20%, me efekt 9.4 lekë për litër.

Bendina nuk ka ndryshuar në 181 lekë për litër, ndërsa gazi sërish nuk është pjesë e vendimit.

Sipas njoftimit, Bordi i Transparencës në datë 8 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora  15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

? Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Shpërndaje