Përcaktohen gjysmëfinalistët e Kupës së Shqipërisë: Vllaznia, Elbasani, Dinamo dhe Egnatia në garë për trofeun…

Shpërndaje

Janë zhvilluar këtë të mërkurë ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, duke përcaktuar katër skuadrat gjysmëfinaliste: Vllaznia, Elbasani, Dinamo dhe Egnatia.

Vllaznia, pas fitores 1-0 në transfertë ndaj Bylisit, triumfoi sërish 2-1 në “Loro Boriçi”. Golat për kuqeblutë u shënuan nga Balaj dhe Pusi, ndërsa për ballshiotët realizoi Dos Santos.

Elbasani siguroi kualifikimin pas një përballjeje me 120 minuta lojë në “Arena e Demave”, duke fituar 3-1 ndaj Partizanit (3-2 rezultati i përgjithshëm). Lajthia shënoi dy herë dhe Gomes një gol për vendasit, ndërsa për Partizanin realizoi Contreras. Kujtojmë se të kuqtë kishin fituar 1-0 ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”.

Në “Egnatia Arena” sfida mes Egnatias dhe Teutës u mbyll 0-0, por falë fitores 2-1 në takimin e parë, rogozhinasit kalojnë në gjysmëfinale.

Dinamo mposhti 2-0 Tiranën në “Air Albania”, me golat e Nezirit dhe Guindos, duke përsëritur të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë dhe duke u kualifikuar me shifrat e përgjithshme 4-0.

Për të përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë në “Shtëpinë e Futbollit”, i organizuar nga Departamenti i Garave në FSHF.

Shpërndaje