
Në prag të hapjes zyrtare të merkatos dimërore në Serie A, klubi i Cagliarit ka ndërmarrë hapat për rikthimin e portierit shqiptar Alen Sherri në ishull.
Sherri ishte huazuar te Frosinone, por drejtuesit e Cagliarit kanë vendosur ta rikthejnë pas arritjes së një marrëveshjeje me Spezia-n për transferimin e portierit të dytë, Radunovic. Ky zhvillim ka hapur rrugën për rikompozimin e repartit të portës.
Te Frosinone, Sherri u aktivizua fillimisht si alternativë, pasi një aksident i pësuar në fushë në javët e para të sezonit e mbajti larg lojës për një periudhë të gjatë. Edhe pse u rikthye në gjendje të plotë fizike rreth një muaj më parë, vendi i titullarit ishte ndërkohë zënë nga portieri i ri dhe premtues Lorenzo Palmisani.




