
Vllaznia Mix Martial Arts u rendit në vendin e tretë në Kampionatin Kombëtar dhe Kupën e Shqipërisë në MMA, të zhvilluara në Tiranë. Ekipi shkodran mori pjesë me 6 sportistë, duke arritur rezultate pozitive dhe domethënëse.
Bilanci i garës për Vllaznia MMA ishte: 1 titull kampioni, 1 vend i dytë dhe 4 vende të treta. Francesko Koçi u shpall kampion në kategorinë e të rriturve, duke fituar me k.o në raundin e parë. Ermal Qosja u rendit i dyti, ndërsa Aron Donzha, Amar Selhani, Alessandro Hoti dhe Elio Shabani siguruan vendet e treta.
Trajneri Elion Puka vlerësoi paraqitjen e sportistëve, duke theksuar disiplinën, seriozitetin dhe përkushtimin e treguar në çdo ndeshje, si dhe faktin se këto rezultate janë një tregues i qartë i punës së vazhdueshme dhe besimit në proces.
Në përfundim, u shpreh falënderim për organizimin e aktivitetit dhe për mbështetjen e bashkëpunëtorëve që kanë kontribuar në këtë sukses.









