Vllaznia harron të fitojë, Bylis i merr një pikë brenda në “Loro Boriçi”…

Shpërndaje

Vllaznia nuk arrin të rikthehet te fitorja, duke u ndalur në barazimin 1-1 ndaj Bylisit në stadiumin “Loro Boriçi”. Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 39-të, kur Kallaku realizoi një gol spektakolar, që u prit me entuziazëm nga tifozët shkodranë.

Skuadra vendase e mbylli pjesën e parë në epërsi, por në fraksionin e dytë ballshiotët reaguan. Mustafa barazoi shifrat me një goditje të saktë nga brenda zonës, duke ndëshkuar mbrojtjen shkodrane.

Deri në fund pati raste nga të dyja skuadrat, por pa ndryshim rezultati. Pas këtij barazimi, Vllaznia mban vendin e katërt me 26 pikë, ndërsa Bylis renditet i teti me 15 pikë.

Shpërndaje