Elbasani mund Vllazninë dhe merr kreun e renditjes…

Shpërndaje

Elbasani rikthehet në krye të “Abissnet Superiore” pas javës së 15-të, duke mundur Vllazninë me rezultatin minimal 1–0. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 48-të nga Tsague, ndërsa kuqeblutë, megjithëse me një lojtar më pak, rezistuan deri në fund pa arritur të gjenin rrugën e barazimit.

Takimi në “Elbasan Arena” nisi me ritëm të lartë. Që në minutën e katërt u dha kartoni i parë i verdhë, ndërsa Vllaznia kërcënoi me disa kundërsulme. Gjuajtja e Kastratit u ndal nga Janaçek, ndërsa vetëm pak çaste më vonë Kallaku goditi përsëri traversën. Shkodranët vijuan të shtynin përpara dhe në minutën e 15-të Murataj detyroi portierin vendas në një tjetër pritje.

Në minutën e 22-të, Mala çoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Vllaznia e vuri veten në vështirësi pas daljes me karton të kuq të Gjinit, vendim që shkaktoi protesta nga skuadra mike. Pak më vonë u ndëshkua dhe Balaj për reagim ndaj arbitrit.

Pjesa e parë u mbyll me përpjekje të Elbasanit për të kaluar në avantazh, ndërsa pjesa e dytë nisi me golin vendimtar të Tsague, i cili shfrytëzoi një asist të Lukilit. Vllaznia provoi disa herë me Kastratin, Qaton dhe Kallakun — ky i fundit goditi sërish traversën — megjithatë rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit.

Shpërndaje