
Vllaznia është ndalur në shtëpi nga Teuta, e cila mori një fitore të rëndësishme 1-0 në “Loro Boriçi”, falë golit të Beshirajt në minutën e 84-t. Takimi u karakterizua nga pak raste dhe shumë ndërprerje, ndërsa durrsakëve iu anulua një gol në fillim të ndeshjes. Në minutat e fundit, Teuta mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Fadairos, ndërsa me të njëjtin dënim u ndëshkua edhe drejtori sportiv Renato Arapi për protesta.
Me këtë humbje, Vllaznia zbret nga vendi i parë dhe mbetet me 24 pikë, ndërsa Teuta ngjitet në kuotën e 21 pikëve në vend të katërt.



