Flamurtari mposht Vllazninë dhe siguron fitoren e parë në kampionat…

Shpërndaje

Në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës është mbyllur me sukses ndeshja mes skuadrës vendase dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e radhës në kampionat. Pas një përballjeje të fortë dhe me raste nga të dyja skuadrat, ishin vlonjatët ata që arritën të dalin fitues, duke regjistruar fitoren e parë të sezonit.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Herald Marku, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 76-të, duke i dhënë tre pikë të arta Flamurtarit.

Kjo fitore vjen në një moment të rëndësishëm për skuadrën vlonjate, e cila kërkon të largohet nga zona e ftohtë e renditjes dhe të rifitojë besimin e tifozëve pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e para. Nga ana tjetër, Vllaznia, që mbante vendin e parë në renditje, pëson humbjen e parë në këtë kampionat.

Rezultati përfundimtar: Flamurtari 1 – 0 Vllaznia

Shpërndaje