84 studentë të infermierisë në Shkodër zgjedhin emigrimin drejt SHBA-së dhe Kanadasë…

Shpërndaje

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur infermierët e rinj në Shkodër synonin punësimin në vendet e Bashkimit Europian, këtë vit tendenca ka ndryshuar.

Shefi i Departamentit të Infermierisë, Emiljano Pjetri, thotë se tashmë vëmendja e të rinjve është përqendruar tek vendet përtej oqeanit, si SHBA dhe Kanada. Vetëm gjatë këtij viti janë tërhequr 84 diploma me dokumentacionet përkatëse për të udhëtuar drejt Amerikës.

Ndërkohë, për vitin e ri akademik, dega e Infermierisë së Përgjithshme ofron 100 kuota studimi, të cilat pothuajse janë ezauruar që në fazat e para të pranimeve.

Shpërndaje