Pas ekzekutimit të Kristian Kolës, policia gjeti të djegur motorin e autorëve…

Shpërndaje

Pas vrasjes së Kristian Kolës mbrëmjen e së enjtes, autorët përdorën një motor për t’u larguar nga vendngjarja, i cili u gjet më vonë i djegur plotësisht në fshatin Vukatanë. Policia e Shkodrës e ka sekuestruar mjetin dhe e ka dërguar për ekspertizë në laboratorin e kriminalistikës, me shpresën se mund të rikuperojnë numrin e shasisë ose ndonjë gjurmë të dobishme.

Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati dhe përgjatë rrugës që kanë ndjekur autorët, si përpara ashtu edhe pas krimit. Deri më tani janë marrë në pyetje dhjetëra persona dhe po verifikohen disa pista, por pa asnjë provë konkrete që çon te autorët.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, dy personat që kryen atentatin dyshohet se janë ekzekutorë me pagesë dhe kanë pasur ndihmën e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Kristian Kola, 34 vjeç, nuk rezultonte me precedent penal, por pavarësisht kësaj, hetimet po shtrihen edhe mbi të shkuarën dhe ndonjë konflikt të mundshëm që ai mund të ketë pasur kohët e fundit.

Shpërndaje