Talo Çela u vra nga vëllezërit Çopja, vëllai i Nuredin Dumanit zbulon prapaskenat e krimit…

Shpërndaje

Fitim Dumani, vëllai i vogël i Nuredin Dumanit, ka rrëfyer në Podcastin e Flamur Vezajt me detaje dhe emra për vrasjet e vëllait të tij dhe për ngjarje të caktuara, për të cilat Dumani ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Fitimit i cili vetëm pak kohë më parë është liruar nga burgu, deklaroi se vëllai i tij nuk ka qenë “ushtar” i asnjë grupi kriminal, por një vrasës i kontraktuar nga grupe të ndryshme kundrejt pagesës. Sa i takon arrestimit të Nuredinit, Fitim Dumani tregon se vëllai i tij nuk donte të dorëzohej dhe po priste kirurgët nga Tirana për ta operuar, pas pritës që i bëri Suel Çela. Por e gjeti dhe e arrestoi policia përmes telefonit që Çela i kishte dhënë para atentatit. 

Fitimi dha detaje edhe për pritën që Suel Çela i bëri vëllait të tij në bashkëpunim me vëllezërit Çopja. Më tej ai thotë se SPAK po bën “show” dhe çdo gjë e shpërndan me regji.

Pjesë nga intervista:

-Ti thua që Suel Çela e ka dendoncuar Dumanin te policia, por sueli sikur e kishte paguar për të bërë një ekzekutim?

Vëllai i Dumanit: Vëllai im u tradhtua nga i gjithë grupi i vet.

-Kush e qëlloi Suel Çela?

Vëllai i Dumanit: Ka qenë gjithë grupi, kanë qenë 5 makina nuk ka qenë 1.

Nga ana tjetër, Fitimi rrëfen edhe vrasjen e Talo Çelës, duke akuzuar vëllezërit Hajdar e Franc Çopja për ekzekutimin e tij. Sipas vëllait të Dumanit, Talo Çela është vrarë në një restorant duke ngrënë bukë. 

Pjesë nga intervista:

-Po mirë tani, Talo Çela është vrarë thua ti?

Vëllai i Dumanit: Jo them unë, por është vrarë.

-Po trupin e tij e di gjë se ku është vendosur apo se ke idenë.

Vëllai i Dumanit: Është zbardh e gjitha ajo, por ju nuk merreni me SPAK-un merreni me kto.

…..

-Kush e vrau Talon?

Vëllai i Dumanit: E kan vra duke ngrënë bukë

-Kush shokët që e kanë strehu?

Vëllai i Dumanit: Normalisht kush do e vriste. Dy ditë pasi është arrestu vëlla im. Është vrarë në restorant, po

-Në retorantr në Elbasan apo në Cërrik

Vëllai i Dumanit: Po në Elbasan në një restorant.

-Nga kush?

Vëllai i Dumanit: Nga vëllezërit Çopja pra nga kush. E kanë vrarë duke ngrën bukë. Duke ngrën bukë i kanë ardh nga mbarapa tek plumb, i kanë rënë mbarap kokës.

Në cilin restorant?

Vëllai i Dumanit: Restoranti ishte i vëllezëve Çopja.

Më tej ai flet me siguri se vëllai i tij nuk do të tërhiqet dhe do të vazhdojë me dëshmitë, duke sjellë arrestime të shumta në të ardhmen. Ndërsa vetë nuk ka asnjë mesazh apo ngushëllim për familjet e viktimave të Nuredinit, që sipas tij ka kryer edhe shumë vrasje të tjera.

Shpërndaje