
Një ditë pushimi në bregdetin e Velipojës është kthyer në tragjedi, pasi dy turistë nga Kosova kanë humbur jetën.
Ngjarja e parë ndodhi kur 72-vjeçari Z. J., ndërsa po notonte në det, u mbyt aksidentalisht. Pavarësisht ndihmës së pushuesve të tjerë, ai nuk mundi të shpëtohej.
Vetëm pak orë më vonë, në të njëjtin plazh, 80-vjeçari Gj. K., sapo kishte dalë nga uji, pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë në vend.
Policia dhe grupi hetimor kryen veprimet procedurale, ndërsa materialet i referuan Prokurorisë së Shkodrës.




