Malësi e Madhe – Zbulohet parcelë e madhe me hashash, arrestohen 3 persona…

Shpërndaje

Një operacion i zhvilluar nga forcat e Policisë së Shkodrës ka çuar në zbulimin e një parcele të madhe me bimë narkotike në Malësinë e Madhe.

Sipas burimeve policore, gjatë kontrolleve janë arrestuar 3 shtetas të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm, ndërsa parcela e gjetur është asgjësuar.

Shpërndaje