
Policia ka vënë në pranga Ndoc Maçajn, i dyshuari për vrasjen e 61-vjeçarit Piro Prroni në fshatin Abat të Shalës. Arrestimi i tij u bë disa orë pas ngjarjes, teksa tentoi të arratisej.
Hetimet paraprake tregojnë se krimi ka ndodhur pas një konflikti të hershëm mes dy kushërinjve, i cili përfundoi tragjikisht mbrëmjen e së enjtes, kur Maçaj qëlloi për vdekje Prronin.



