FOTO/ Ky është 61-vjeçari i vrarë në Dukagjin…

Shpërndaje

Ky në foto është Piro Prroni, 61 vjeç, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në fshatin Abat të Dukagjinit. Viktima u qëllua me armë zjarri, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta.

Si autor i dyshuar i kësaj vrasjeje është shpallur në kërkim Ndoc Maçaj. Shërbimet e Policisë së Shkodrës janë nisur menjëherë drejt zonës për kapjen e tij, ndërkohë që është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin e Dukagjinit, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë informacion në vijim./RealitetiPost

Viktima Piro Prroni

Shpërndaje