Për herë të parë që nga muaji janar, asnjë vdekje në Kinë nga Covid-19

Shpërndaje

Kina nuk ka raportuar asnjë vdekje nga Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit që nga muaji janar, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të vendit.

Së fundmi janë raportuar 32 raste të reja ku të gjitha ishin të importuara nga jashtë.

Tashmë Kina ka regjistruar gjithsej 81,740 raste dhe 3,331 vdekje, sipas NHC.

Pjesa më e madhe e Kinës po kthehet në jetën normale. Provinca Hubei dhe shumë pjesë të tjera të vendit kanë qenë të bllokuara dhe kanë pasur kufizime të lëvizjes për tre muaj, por masat e krijuara për të ndaluar përhapjen e virusit kanë filluar të lehtësohen pasi niveli i perceptuar i kërcënimit zvogëlohet .

Nesër, bllokimi në Wuhan, epiqendrën e shpërthimit të Covid-19 do të hiqet, dhe shënon një moment të rëndësishëm në betejën e tij kundër virusit vdekjeprurës.

Duke filluar nga nesër, njerëzit do të lejohen të largohen nga Wuhani dhe Hubei nëse kanë një kod të gjelbër QR në celularët e tyre, të cilat qeveria provinciale ka shpërndarë si një tregues të gjendjes shëndetësore të njerëzve.

Shpërndaje