
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë kinemasë “Republika” në Shkodër.
Dyshohet se një automjet është përplasur me një person që po lëvizte me monopatinë.
Si pasojë, është lënduar drejtuesi i monopatinës, i cili u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve./RealitetiPost/




