Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji…

Shpërndaje

Është ndarë nga jeta publicisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji, në moshën 64-vjeçare, teksa pushonte në Sarandë.

Zheji, i lindur më 29 gusht 1961, ishte një figurë e spikatur e medias shqiptare për më shumë se tri dekada. Ai ishte djali i studiuesit të njohur Petro Zheji dhe i aktores së njohur Besa Imami.

Gjatë karrierës së tij ka drejtuar institucione mediatike si RTSH dhe gazeta Mapo, ndërsa është dalluar për analizat politike, shkrimet publicistike dhe drejtimin e emisioneve televizive. Prej vitit 2017 ishte moderator i programit analitik “360 Gradë”, ku ka sjellë vazhdimisht debate dhe reflektime mbi realitetin politik e shoqëror në vend.

Shpërndaje