Aksident pranë Bexhistenit në Shkodër, një i lënduar rëndë…

Shpërndaje

Një aksident rrugor ka ndodhur pranë Bexhistenit, në lagjen “Liria” të qytetit të Shkodrës.

Sipas të dhënave, një automjet është përplasur me një motor në të cilin po udhëtonte një qytetar i moshuar.

Nga përplasja e fortë, drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor./RealitetiPost

Shpërndaje