
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Vau i Dejës–Bushat”, Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit R. S., 25 vjeç, dhe M. K., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin D. Q., 34 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. M., 29 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore të prera në mënyrë të kundërligjshme. 10 m3 lëndë drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-A. Zh., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht një të mitur 9-vjeçar.
Më datë 01.08.2025, në lagjen “Tre Heronjtë”, shtetas të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasit Z. M., 29 vjeç, dhe një të mitur 17-vjeç, duke u shkaktuar dëmtime të lehta fizike. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, janë larguar në banesë jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
-Ditën e djeshme, në disa fshatra të Njësisë Administrative Kastrat, ka rënë zjarr në shkurre dhe bimësi, i cili ka marrë përmasa të mëdha dhe si pasojë e erës së fortë, është përfshirë nga zjarri një automjet dhe ka pësuar disa dëmtime të lehta një zjarrfikës i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.




