Ngjarjet e 24 orëve të fundit të Shkodër, policia jep komunikatën…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin L. D., 41 vjeç, banues në fshatin Zues, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Xh. N., 34 vjeç, banues në fshatin Juban. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. N., i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Z., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një fëmijë 5 vjeç, i cili po merr mjekim dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin E. L., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 17-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi A. H., 55 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje