
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan ne flagrance shtetasin A. M., 62 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetasin çek K. N., 26 vjeç, pasi në aksin rrugor “Theth-Bogë”, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, dhe më pas është përplasur me një shtyllë elektrike. Si pasojë është dëmtuar 26-vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 42 vjeç, banues në fshatin Kryezi, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi mjeti që ai posedonte rezulton i vjedhur në Itali. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 35 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi me datë 17.07.2025, në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës ka ndërruar jetë shtetasi F. C., 56 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar fotoksinë dhe si pasojë ka humbur jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. A., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi me datë 18.07.2025, në fshatin Vukpalaj, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 mjete prerëse (thika), 1 celular dhe disa produkte ushqimore dhe rroba.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. C., 58 vjeçe, banuese në Fushë Arrës, pasi ka bërë kallëzim shtetasi L. C., 71 vjeç, se 58-vjeçarja, i ka ofenduar dhe ju pengon ujin për vaditje banorëve të lagjes.
-Më datë 17.07.2025, shtetasi M. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se në lagjen “Skënderbeg”, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin motomjetin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë me lule. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.




