
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në lagjen “Partizani”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. B., 72 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Nga përplasja e biçikletës me të cilën lëvizte shtetasi Sh. B. me automjetin me drejtues shtetasin Y. D., u dëmtua shtetasi Sh. B., i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 34 vjeç, banues në fshatin Hajmel, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ndaj 3 fëmijëve të tyre të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. Rr., 33 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë shtetasen F. K., 28 vjeçe;
-M. B., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosja” dhe për shtetasin A. H., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. B. ka kanosur me fjalë shtetasin A. H., ndërsa ky i fundit e ka goditur me grushte shtetasin M. B.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. S., 38 vjeç, F. M., 44 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë, dhe I . P., 44 vjeç, banues në fshatin Lëpushë, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa leje.
-Më datë 17.07.2025, ka kallëzuar shtetasja S. R., 39 vjeçe, se është larguar nga banesa, vajza e saj 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.




