Shkodër – Arrestime, kërkime dhe hetime për krime të ndryshme…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 21 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë i gjetën një dorezë metalike, një mjet prerës (biçak) dhe një maske ngjyrë e zeze, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit A. T., 50 vjeç, dhe F. A., 25 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur dhe kanë goditur fizikisht shtetasin Z. Rr., 60 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. L., F. C., dhe Sh. A., banues në Shkodër, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ushtronin aktivitetin tregëtar të paregjistruar në organet tatimore;

-Më datë 11.07.2025, në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës ka bërë kallëzim shtetasi G. N., 59 vjeç, banues në fshatin Mnel, se është kanosur nëpërmjet celularit nga një person i panjohur i cili ka komunikuar me numër privat. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 07:40, në fshatin Shelqet, shtetasi M. M., 57 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. N., 66 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit shtetasi V. N., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje