Shkodër/ Policia referon 9 raste në Prokurori për ngjarje të ndryshme…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. P., 21 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, pasi dje, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi A. P., i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-N. H., 71 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje, në lagjen “Vasil Shanto”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë shtetasen B. T., 38 vjeçe, këmbësore.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi R. O., 30 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin H. B., 69 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi H. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. N., 64 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi polak B. K., 42 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka thyer xhamin e derës së hotelit ku po qëndronte, në fshatin Pulaj, dhe për pasojë ka dëmtuar lehtë dorën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. H., 73 vjeç, banues në fshatin Flakë, pasi ka kallëzuar shtetasi Q. H., 67 vjeç, se 73-vjeçari i ka pushtuar një sipërfaqe toke, me pretendimin se është e tija.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin M. D., 72 vjeç, banues në fshatin Dom, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, në këmbë, shtetasen P. P., 71 vjeçe.

-Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Vilun”, Velipojë, kanë rrezikuar të mbyten ndërkohë që laheshin në det, shtetasit A. B., 37 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe A. K., 39 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës, Tiranë.

-Ditën e djeshme, në lagjen “Danjel Matlija”, është gjetur pa shenja jete, në banesën e saj, shtetasja M. S., 67 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 08:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është dërguar pa shenja jete, shtetasi E. B., 42 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.

Shpërndaje