Mbytet një përson në liqenin e Shkodres…

Shpërndaje

Një përson është mbytur pasditen e sotme në liqenin e Shkodres.

Burime për RealitetiPost bëjnë me dije se ai ishte futur për të shpëtuar dy turistë dhe është mbytur vetë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi Arben Alamani, 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje