Prokuroria Shkodër i përgjigjet Ramës: Vendimi për Thethin është ligjor dhe i pavarur…

Shpërndaje

Pas deklaratave publike të Kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e prokurores Elsa Gjeli për mosfillimin e hetimeve ndaj ndërtimeve të dyshuara pa leje në Theth, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka lëshuar një sqarim zyrtar.

Prokuroria thekson se vendimi është marrë në përputhje të plotë me Kodin e Procedurës Penale dhe standardet ligjore, duke mbrojtur pavarësinë funksionale të prokurorëve.

Në deklaratën e saj, Prokuroria thekson se vendimi i prokurores Elsa Gjeli, datë 30.05.2025, mbështetet në nenin 290, pika ç të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon se “Procedimi penal nuk mund të fillojë kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston.”

Më specifikisht, Prokuroria sqaron se pas vlerësimit të fakteve dhe akteve procedurale, u konstatua se veprimi i referuar nga Policia e Shtetit nuk përbën ndërtim të paligjshëm në kuptim të nenit 199/a të Kodit Penal për disa arsye kyçe:

Pavarësia e Prokurorisë dhe respektimi i ligjit

Prokuroria thekson se “mungesa e elementit objektiv dhe pasojës penale, sipas analizës së zbatuar të ligjit, e bën të pamundur ngritjen e ndjekjes penale”. Ajo thekson se prokurori, si organ kushtetues i pavarur, ka detyrimin ligjor të vlerësojë faktet në përputhje me ligjin.

Në fund të deklaratës, Prokuroria rithekson rëndësinë e pavarësisë funksionale të prokurorit, e cila garantohet nga Kushtetuta dhe ligji. Ajo paralajmëron se çdo përpjekje për të ndikuar direkt ose indirekt në vendimmarrjen e prokurorëve, qofshin edhe përmes komenteve publike nga pushteti ekzekutiv, cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe dëmton besimin e qytetarëve te institucionet e drejtësisë.

Prokuroria thekson se vendimi për mosfillimin e procedimit penal “nuk është një akt vullneti personal, por një akt ligjor” dhe se çdo shqetësim institucional duhet të adresohet përmes rrugëve ligjore, jo përmes mesazheve politike. Ajo siguron opinionin publik se do të vijojë të ushtrojë funksionin e saj në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

Shpërndaje