Pas reagimeve në rrjetet sociale, IKMT prish barakat në qendër të Thethit…

Shpërndaje

Në kuadër të aksionit kombëtar për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe strukturat vendore, ndërhyri edhe në qendrën e Thethit, ku u prishën disa baraka të ngritura në mënyrë të paautorizuar në lëndinën karakteristike të zonës. Aksioni, i mbështetur nga Policia Bashkiake dhe i përshëndetur nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarët shprehën shqetësimin për ndikimin në panoramën natyrore dhe autenticitetin e Thethit.

Postimi i kryebashkiakut Beci:

Shpërndaje