
Pas paralajmërimit të bërë dy ditë më parë nga kryeministri Edi Rama për zaptuesit e hapësirave publike, në Velipojë ka nisur një aksion të koordinuar nga Policia Bashkiake e Shkodrës, Policia e Shtetit dhe inspektorët e IMT-së.
Në terren, strukturat shtetërore po evidentojnë dhe ndëshkojnë të gjithë subjektet që kanë pushtuar në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, me qëllim lirimin e tyre dhe rikthimin në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, u shpreh se ky është një angazhim i përbashkët i institucioneve për t’i dhënë fund këtij fenomeni të shfrytëzimit privat të pronës publike në zonat turistike.











