
Është ndarë nga jeta Dashamir Dini, ish- drejtor, ish- kryeredaktor dhe ish- gazetar i Radio Shkodra dhe RTSH Shkodra.
Ai ndërroi jetë nga hemoragjia celebrale akute në Bergamo të Italisë, ku po mjekohej nga një sëmundje e rëndë që iu diagnostikua kohët e fundit.
Për 22 vite, ai ishte drejtor i Radio Shkodra dhe RTSH Shkodra në harkun kohor 2000- 2003 dhe 2017- 2021. Ai do të mbahet mend për profesionalizmin dhe korrektësinë në detyrë.
Një pasion i veçantë i tij, ishte letërsia, veçanërisht poezia, të cilën ai e bashkëndante shpesh here edhe në rrjetet sociale.
RealitetiPost i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve.




