
SPAK ka paraqitur këtë të enjte pretencën për shtatë të pandehurit në kuadër të dosjes së njohur si “Metamorfoza”, për pjesën e ndarë që lidhet me krime të klasifikuara si “të lehta”.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ishin të pranishëm edhe të pandehurit Edmond Preka dhe Oltian Bistri, ndërsa prokuroria kërkoi dënimet përkatëse për të gjithë të pandehurit.
Dënimet e kërkuara nga organi i akuzës janë si më poshtë:
- Behar Bajri – 15 vite burgim
- Pellumb Gjoka – 14 vite burgim
- Edmond Preka – 11 vite burgim
- Ardit Hasanbegaj – 9 vite burgim
- Oltian Bistri – 9 vite burgim
- Xhevair Lita (ish-prokuror) – 6 vite burgim
Megjithatë, të pandehurit pritet të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, procedurë që parashikon uljen me 1/3 të dënimit nëse shpallen fajtorë, duke reduktuar kohën e vuajtjes së dënimit me burg./Euronews




