
Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është ndjerë mbrëmjen e 24 qershorit pranë Tiranës. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet u regjistruan rreth orës 21:53, me epiqendër rreth 13 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit dhe 119 kilometra në juglindje të Podgoricës.
Tërmeti ndodhi në një thellësi të vogël prej vetëm 5 kilometrash, çka ka bërë që të ndihet më qartë në sipërfaqe.
Fatmirësisht, nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa lëkundjet janë ndier lehtë në disa pjesë të Tiranës dhe zonave përreth.




