Asgjësohen 200 krerë dele / Në një fermë në fshatin Trush, shfaqet murtaja e ruminantëve të vegjël…

Shpërndaje

200 krerë bagëti të imëta, janë asgjësuar këtë të premte në një fermë në fshatin Trush të Bashkisë së Shkodrës.

Kjo masë drastike ka ardhur pas shfaqjes së sëmundjes së murtajës së ruminantëve të vegjël, rasti i dytë pas atij të shfaqur disa javë më parë në fshatin Domen të Postribës.
Nëse rasti i parë ishte shfaqur tek një tufë dhishë, këtë herë sëmundja është shfaqur tek një tufë delesh.

Pas sinjalizimit të fermerit Kujtim Qokshi për ngordhjen e disa krerë bagëti, është vënë lëvizje Sherbimi Veterinar, i cili, pas verifikimeve, ka vendosur asgjësimin e krejt tufës.

Nga Tirana kanë ardhur edhe specialistët, të cilët bashkë me kolegët e tyre të Shkodrës, kanë realizuar procedurën e nevojshme.

Lidhur me origjinën e kësaj sëmundje, nuk ka një version zyrtar, teksa dyshohet se ndoshta futja kontrabandë e bagëtive të imëta, ka plotësuar procedurat e nevojshme veterinare, ka sjellë përhapjen e sëmundjes.

Specialistët përsërisin se, përveç dëmit ekonomik tek fermerët, murtaja e ruminantëve të vegjël, nuk paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve.

Shpërndaje