
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër–Koplik, pranë vendit të njohur si “5 Heronjtë”.
Sipas burimeve për RealitetiPost, një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila është transportuar menjëherë në spitalin e Shkodrës. Fatmirësisht, gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




