
Një automjet ka marrë flakë pak minuta më parë në rrugën e Shirokës në Shkodër. Burime paraprake për RealitetiPost bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, ndërkohë që zjarrfikësja është nisur për të shuar flakët dhe për të kontrolluar situatën.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta dhe pritet zbardhja e plotë e ngjarjes nga grupi hetimor./RealitetiPost/




