Futbollisti i Vllaznisë, Ndricim Shtubina i është nënshtruar testit për koronavirusin.
Mësohet se Shtubina bëri tamponin, pasi një i afërm i tij rezultoi pozitiv.
Deri tani Shkodra ka 22 raste me koronavirus. Vetëm në 24 orët e fundit u konfirmuan 12 raste të reja, që i përkisnin dy familjeve.
Ndërsa në gjithë Shqipërinë numri i personave të prekur me COVID-19 është 304.