
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- B. T., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë është përplasur me bordurën e trotuarit, duke shkaktuar dëme materiale;
- G. N., 64 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin B. N., 35 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.