U kthye pas pensionimit në front tek Infektivi, Profesor Dhimitër Kraja infektohet me koronavirus

Shpërndaje

Mjeku Dhimitër Kraja ose i njohur ndryshe si Prof. Luli është infektuar me koronavirus tek Spitali Infektiv.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja Manastirliu:

Pesha e viteve nuk e pengoi Prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin infektiv, aty ku ka kaluar 48 vite të jetës së tij, për t’i dhënë një dorë stafit të palodhur të këtij spitali në këto ditë të vështira!
I rrallë e modest si pakkush, Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, po përballet vetë në këto momente, me sëmundjen që aq shumë donte ta luftonte❗
Gjendja shëndetësore e doktor Lulit në këto momente është e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor, për të cilin ka qenë ngahera një burim i pashtershëm frymëzimi.
#FORCA Doktor Luli
#JEMIMETY🙏🏼

Shpërndaje