Gjykata e Tiranës cakton masën “arrest në shtëpi” për ish-futbollistin Klodian Duro.
Ish-futbollisti i Kombëtares u arrestua nga Policia e Tiranës për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe për kanosje. 42-vjeçari sipas burimeve pranë policisë u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e policisë që të ndërhynte.
Mësohet se Duro ishte divorcuar me partneren dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, teksa ajo kishte marrë një urdhër mbrojtje së fundmi.