Kjo fundajvë ka sjellë reshje të dendura dëbore në qarkun e Shkodrës.
Nga mbrëmja e të premtes, zonat e thella malore jane mbuluar nga bora.
Në fshatrat Theth, Lepushë, Vermosh, Dukagjin si dhe zonat e thella te Pukës dhe Fushë-Arrëzit trashësia e dëborës ka arritur rreth 1 metër.
Deri më tani nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve pasi rrugët janë të kalueshme. Por policia bën thirrje që shoferët të përdorin gomat dimërore dhe zinxhirët.
Ndëkohë në disa fshatra ka probleme me furnizmin me energji elektrike.