“Kam vrarë Tonin, dua të paguaj”, kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij në Itali (EMRI)…

Shpërndaje

“E bëra, nuk më intereson sa është dënimi, dua të paguaj”.

Këto janë fjalët e Marian Pepës , 52-vjeçarit shqiptar të arrestuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij Artan Kaja disa ditë më parë në Itali.

Pepa u arrestua dhe ndodhet në burgun San Giorgio në Lucca. Fillimisht u raportua se “Toni” ashtu siç njihej nga të gjithë Artan Kaja kishte humbur jetën për shkaqe natyrale. Ai u gjet i pajetë brenda fabrikës së tij nga bashkëshortja më 7 janar.

Më pas, pas hetimeve, rezultoi se Kaja ishte vrarë me armë zjarri. Autor i dyshuar është Marian Pepa, të cilin e njihte prej vitesh.

Autori i dyshuar i vrasjes, sipas një rikonstruksioni fillestar, kishte studiuar me detaje planin për të hyrë fshehurazi në fabrikë.

Megjithatë, ka shumë pikëpyetje që ende nuk janë sqaruar. Para së gjithash motivi, pasi Pepa u dorëzua në polici menjëherë pas ngjarjes.

Mediat italiane bëjnë me dije se muajt ​​e fundit dy shqiptarët kishin pasur një mosmarrëveshje, pikërisht në të njëjtin vend ku mbeti i vrarë Kaja.

Arma e krimit nuk është gjetur ende. Ndërsa Pepa pritet të merret në pyetje ditën e sotme dhe hetuesit besojnë se dëshmia e tij mund të hedhë dritë mbi çështjen./

Shpërndaje