“Arrest me burg” për dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e Ramazan Matajt…

Shpërndaje

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Arjon dhe Klinsman Hasaj, të dyshuar për vrasjen e Ramazan Matajt.

Në seancën gjyqësore, të rinjtë nuk kanë dhënë deklarata, ndërsa avokati mbrojtës ka theksuar se Arjon Hasaj kreu krimin për shkak të një konflikti personal. Sipas tij, viktima kishte lidhje me motrën e tij dhe shpërndante video komprometuese të saj.

Ndërkohë, Klinsman Hasaj ka përsëritur deklaratën se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti.

Shpërndaje