KF Shiroka prezanton trajnerin e ri. Ai është Matias Tatangelo. Ai vjen pas një përvoje të gjatë në Superligën e Ekuadorit, Peru, Kolumbi dhe Argjentinë dhe pritet t’i shërbejë ecurisë dhe objektivave që ka Shiroka, atë të ngjitjes në Kategorinë e Dytë.
Njoftimi i klubit të Shirokës:
Mirësevjen në KF Shiroka, Matias Tatangelo!
Ndërsa nisim punën për gjysmën e dytë të sezonit futbollistik 2024-2025, kemi kënaqësinë të mirëpresim në gjirin e skuadrës tonë, trajnerin Matias Tatangelo. Të bindur se përvoja e tij e gjatë në Superligën e Ekuadorit, Peru, Kolumbi dhe Argjentinë, do t’i shërbejë më së miri ecurisë dhe objektivave që ka klubi ynë, atë të ngjitjes në kategorinë e dytë.
Së bashku me trajnerin Tatangelo do të punojmë për të sjellë edhe përforcime të tjera në skuadër, që ky sezon të prezantojë në fushë një KF Shirokë krejt tjetër, më luftarake dhe që rritet ndeshje pas ndeshje.
Mbyllëm një fazë të parë që ishte rezultative dhe padiskutim që gjysma e dytë e sezonit do të jetë ajo që do të shënojë përmbushjen e objektivit tonë.
Na u priftë e mbara!