Situata epidemiologjike/ Hysa: Ka nisur një rritje e rasteve gjatë këtyre ditëve në Shkodër…

Shpërndaje

Gjatë javës së parë të këtij muaji ka nisur të ketë një rritje të situatës epidemiologjike në Shkodër.

Sipas ekspertëve, kjo rritje pritet të vijojë edhe në ditët vijuese.

Mosha me e prekur nga situata virale mbetet 4-8 vjeç.

Muajin e shkuar, rreth 2 mijë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore, kryesisht me grip stinor.

 Megjithatë, ky numër mund të ketë qënë disa herë më i lartë.

Fluksi i festave të fundivtit, rikthimi i emigrantëve, por edhe ndryshimi i kushteve atmosferike pritet të ndikojnë në rritjen e situatës virale në Shkodër.

Shpërndaje