Vllaznia shpallet kampion me fëmijët dhe të rinjtë, ndërsa me të rriturit dhe para-të rinjtë arritëm vendin e dytë.
Me zemër të mbushur me krenari dhe mirënjohje, dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur realizimin e aktivitetit “Kupa e Shqipërisë 2024”, zhvilluar dje në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër.
Ky kampionat ishte një shembull i shkëlqyer i bashkimit, përkushtimit dhe pasionit për sportin e Taekwondo-së.
Së pari, falënderimet tona më të thella i drejtohen personaliteteve që na nderuan me praninë dhe mbështetjen e tyre: Kryetarit të Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci, zv/ministrit të Sportit, z. Endrit Hoxha, drejtorit sportiv, z. Auron Miloti, dhe Drejtoreshës së ZVA Shkodër, znj. Brisela Truma Kadija.
Prania dhe mbështetja juaj na frymëzojnë të vazhdojmë me më shumë energji dhe përkushtim.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për prindërit, të cilët janë gjithmonë të pranishëm si shtylla kryesore të mbështetjes dhe motivimit për fëmijët e tyre. Bashkëpunimi dhe besimi juaj janë një pjesë thelbësore e suksesit tonë.
Ndihemi krenar teksa ekipi i Vllaznisë u shpall kampion me fëmijët dhe të rinjtë, ndërsa me të rriturit dhe para-të rinjtë arritëm vendin e dytë. Nga gjithsej 80 sportistë pjesëmarrës, kemi fituar 23 vende të para, 25 vende të dyta dhe 18 vende të treta. Edhe ata sportistë që nuk arritën podiumin këtë herë janë po aq të rëndësishëm, sepse secili prej tyre na mëson që sukseset e vërteta fillojnë nga guximi për të provuar dhe nga mosdorëzimi.
Një falënderim i veçantë shkon për Federatën Shqiptare të Taekwondo-s për organizimin e shkëlqyer të këtij aktiviteti dhe Bashkisë Shkodër për mbështetjen e vazhdueshme.
Ky kampionat na kujton se për të arritur majat nevojiten jo vetëm talenti dhe puna, por edhe përkushtimi, thjeshtësia dhe modestia. Duhet një karakter i fortë që të përballojë sfidat, dhe mbi të gjitha, duhet të besojmë në ëndrrat tona. Pasioni për sportin është ai që ndez dritën e shpresës dhe na nxit të ecim përpara, pavarësisht pengesave.
Le të vazhdojmë të punojmë së bashku me përkushtim e pasion për të realizuar ëndrrat tona. Le të mos dorëzohemi kurrë dhe të mbetemi të bashkuar, duke ndjekur vlerat e sportit dhe të jetës.
Këto janë rezultatet:
23 vende të para
25 vende të 2-ta
18 vende të 3-ta
Kategoria Fëmijë C
- Omer Barbullushi -21 kg vend i 3-të
- Amir Puka -21 kg vend i 3-të
- Edrin Murrizi -23 kg vend i 2-të
- Wesley Dani -23 kg vend i 4-të
- Amina Kraja -23 kg kampione
- Nikol Pjetri -25 kg kampione
- Enes Vrina -27 kg vend i 2-të
- Orkida Harifi -27 kg kampione
- Dion Ferracaku -29 kg vend i 2-të
- Kenza Hoxha -29 kg kampione
- Aiden Hasmegaj -33 kg kampion
- Edger Rexhepi -36 kg kampion
- Zejd Boshnjaku -40 kg vend i 2-të
- Lindi Shehu -40 kg kampion
Kategoria Fëmijë B
- Elkida Hysaj -23 kg kampione
- Amri Peqini -25 kg kampion
- Amel Bushati -25 kg kampione
- Enes Sulaj -27 kg kampion
- Ensara Dibra -27 kg vend i 3-të
- Esra Marinaj -29 kg kampione
- Selma Pirani -29 kg vend i 2-të
- Arlin Cekaj -31 kg vend i 3-të
- Elois Spatari -31 kg vend i 2-të
- Rajan Toma -33 kg vend i 4-të
- Asena Gradeci -33 kg kampione
- Suardi Dani -36 kg vend i 4-të
- Dijar Beci -36 kg vend i 4-të
- Amad Beqiri -36 kg vend i 3-të
- Maria Gjini -36 kg kampione
- Elia Golemi -36 kg vend i 2-të
- Harold Hallunaj -40 kg vend i 3-të
- Ered Pepaj -40 kg vend i 3-të
- Edrin Durraj -40 kg vend i 4-të
- Amer Vrina +40 kg vend i 4-të
- Kledison Suka +40 kg vend i 4-të
- Antonio Gjini +40 kg vend i 4-të
- Renis Zabelaj +40 kg vend i 4-të
- Ajdin Verracaku +40 kg vend i 4-të
- Irdi Beqiri +40 kg vend i 4-të
Kategoria Fëmijë A
- Klevis Mecaj -27 kg vend i 2-të
- Imran Bushati -33 kg vend i 2-të
- Ajris Sula -33 kg kampione
- Omer Puka -40 kg vend i 2-të
- Ajsel Gradeci -40 kg vend i 3-të
- Serla Cekaj -40 kg vend i 3-të
- Ermira Beci +40 kg kampione
- Rejana Beqiri +40 kg vend i 2-të
Kategoria Para të Rinj
- Xhozef Delija -37 kg vend i 2-të
- Arel Hysaj -41 kg kampion
- Uvejs Bajrami -41 kg vend i 2-të
- Riada Gradeci -44 kg kampione
- Menida Meta -47 kg kampione
- Reis Zhupi -49 kg vend i 3-të
- Edina Balijaj -51 kg vend i 2-të
- Orgen Gjuhca -53 kg vend i 4-të
- Bertan Çeliku -53 kg vend i 2-të
- Joni Nezaj -57 kg vend i 3-të
- Sebeka Ursi -59 kg vend i 3-të
- Franko Suka -61 kg vend i 3-të
- Arlin Marku -61 kg vend i 4-të
- Rejan Dyli -61 kg vend i 3-të
- Ibrahim Rahova -61 kg vend i 2-të
- Elnad Rrashi -65 kg vend i 2-të
- Igli Ramadani +65 kg vend i 4-të
- Alessandro Hoti +65 kg kampion
Kategoria Të Rinj
- Amina Hadri -46 kg kampione
- Rejsi Meaj -51 kg vend i 2-të
- Kejsi Gallubja -52 kg vend i 2-të
- Edrit Coka -55 kg vend i 2-të
- Ensar Dani -55 kg vend i 3-të
- Isra Meta -55 kg vend i 2-të
- Daniel Ndogaj -59 kg vend i 2-të
- Selma Uruci -59 kg vend i 2-të
- Ambri Mustafa -63 kg vend i 3-të
- Sajmir Trushi -68 kg kampion
- Muhamed Dyli -73 kg vend i 2-të
- Rais Boshnjaku -73 kg vend i 2-të
Kategoria Të Rritur
- Eldis Muhja -63 kg vend i 3-të
- Irsa Osmanagiq -67 kg kampione
- Lindi Dervishi -87 kg vend i 3-të.
Suksese të gjithë sportistëve dhe trajnerëve në çdo aktivitet të ardhshëm!