“Histori Sportive”, emisioni i përjavshëm në ekranin e RTSH Shkodra, udhëtoi këtë radhë drejt Jubanit, vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, pjesë e Njësisë Administrative të Gurit të Zi, aty ku për herë të parë u luajt futboll për femra në Shqipëri.
Një fshat i njohur, prej të cilit kanë dalë emra të spikatur të historisë së vendit tonë, i cili befasoi të gjithë kur krijoi ekipin e parë të futbollit në Shqipëri.
Kjo ka ndodhur pikërisht më 6 shtator të vitit 2005, kur përmes një atmosfere sportive që përfshiu zonën dhe më tej, u luajt ndeshja e parë e futbollit, tashmë e zyrtarizuar edhe si ndeshja e parë e futbollit në Shqipëri.
Emisioni “Histori Sportive” do të vijojë të përcjellë në ekranin e RTSH Shkodra, figura, ngjarje dhe data të rëndësishme të sportit shkodran e më gjërë.