Tre të arrestuar në Shkodër për vepra të ndryshme penale…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin M. T., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin D. Ç., 19 vjeç, banues në fshatin Dedaj, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, që e drejtonte pa leje drejtimi, janë gjetur 1 mjet prerës (thikë) dhe 2 shkopinj bejsbolli, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, arrestoi shtetasin Gj. L., 64 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Stacioni i Policisë Kufitare Bajzë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Th., 64 vjeç, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi dyshohet se do të ndihmonte një shtetas pakistanez, pasagjer në automjetin e tij, për të kaluar ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje